Kur lindi te njeriu deshira per te filozofuar?
Çfare eshte filozofia?
Filozofia ka lindur ne shekullin e IV dhe te V perpara Krishtit ne vendet perreth detit Egje ku mbizoteronte kultura greke. Mentaliteti ndryshe qe solli ndikoi ne zhvillimin e te gjitha kulturave te Mesdheut dhe per me teper te qyteterimit tone perendimor. Tekstet e para filozofike gdhendeshin ne muret e tempujve ose shkruheshin ne pergamene.
Filozofia eshte product njerezore I cdo filozofi I cili I perkushtohet ketij aktiviteti jo vetem per arsye por me forcen e dashurise dhe vullnetit, duke u perfshire rracionalisht dhe emocionalisht, me trup e me shpirt drejt horizonteve te reja te dijes.
OBJEKTI I FILOZOFISE
Çdo disipline perkufizohet nisur nga objekti I saj I studimit, pra nga ajo qe eshte ne qender te interest te saj apo ajo qe synon te njohe. Per shembull, fizika merret me zbulimin e parimeve te natyres; kimia me te fshehtat e ndertimit te lendes, etj.
Ndryshe nga keto nuk eshte e lehte te shpjegosh se cili eshte objekti I studimit te filozofise. Ndoshta etimologjia e fjales naa ndihmon ne kete drejtim.
Termi “filozofi” u perdor ne Greqi perpara 2500 vjetesh dhe perbehet nga dy fjale qe perkthehen nga greqishtja e lashte si “dashuri per dijen”
Philo – mik dhe Sophia – dituri, i dhane ketij termi kuptimin e dashurise per dijen.
Objekti i studimit te saj eshte dija dhe e verteta absolute. Per filozofine dija supreme eshte ajo qe na ndihmon te gjejme lumturine.
PITAGORA, (570-490para Krishtit )ishte I pari filozof qe e perdori kete term per te treguar deshiren qe ka njeriu per te mesuar te vertetat te cilat jane te pafundme.
SOKRATI (470-399 para Krishtit) konsiderohet si themeluesi i vertete i filozofise. Gjithe paraardhesit e tij jane quajtur parasokratike. Sokrati si perfaqesues i sofisteve, shkolles se pare zyrtare filozofike, arriti te jepte te parin perkufizim te filozofit, si mesues i nxitjes se mendimit kritik dhe etik. Filozofi ndihmonte njerezit te nxirrnin ne drite te vertetat qe secili gjente ne shpirtin dhe mendien e tij. Me punen e filozofit lindi per here te pare profesioni i mesuesise.
Filozofi kthen ne burim informacioni jeten e vet dhe ate te te tjereve dhe kerkon te kuptoje misterin qe fshihet pas te gjitha veprimeve tona, duke perfshire dhe ato me te zakonshmet.
Filozofia ne lashtesi perfshinte te gjitha dijet shkencore te kohes si matematika, fizika, astronomia, biologjia etj. Ajo quhej shkenca e shkencave, ose nëna e te gjitha shkencave, ku permblidheshin arritjet me te larta te dijes njerezore.
Filozofia shihej si çelesi per gjetjen e rruges drejt lumturise dhe zoterimit te pasioneve te errata te shpirtit njerezor. Njerezit, nder te tjerave, donin te dinin si te jetonin ne harmoni me veten dhe me shoqerine qe i rrethonte. Filozofet u perpoqen te jepnin zgjidhjet e tyre, te cilat jo gjithmone kishin sukses.
Filozofia nuk eshte privilegj vetem I mendimtareve te shquar. Te gjithe filozofojne gjate jetes, madje çdo dite, sa here u jepet mundesia per te komunikuar me veten apo me te tjeret. Njeriu ka aftesi intelektuale dhe kureshtje per jeten dhe boten te cilat e shtyjne drejt arsyetimit te thelle, pra atij filozofik. Njeriu filozofon kur perpiqet t’i jape pergjigje pyetjeve qe e shqetesojne gjate jetes, qe ne femijeri, si:
– Kush jam une?
– Si kam ardhur ne kete bote?
– Sa eshte bota?
– Cila eshte origjina e botes sone dhe e universit?
– A ekziston Zoti?
– Pse ka vdekje? Çfare e pret njeriun pas vdekjes?
– A ka jete te pertejme?
– Nga se perbehet gjithesia?
– Çfare eshte lumturia?
– A ekziston lumturia si ne perralla? Si arrihet ajo?
Pyetjet thellohen me rritjen e moshes dhe shnderrohen ne refleksione, si:
– Cila eshte substance baze e krijimit te gjithçkaje?
– Ç’qellim ka jeta njerezore?
– Çfare eshte liria? A jam I lire sa duhet?
– Si t’i ndertoj raportet me te tjeret?
– Çfare eshte shteti dhe perse ekziston ai perball meje?
– Si duhet te ndertohet shteti qe shoqeria te jete e lumtur?… e shume e shume te tjera…
Mendimi filozofik ka historine e tij te zhvillimit. Ai nisi me filozofine e lashtesise ne qyteterimin grek dhe kaloi ne etapa te ndryshme ne perputhje me perparimin e shkences dhe te pervojes shoqerore.Te gjitha rrymat filozofike, me gjithe te rejat qe kane sjelle, perfaqesojne ne vetvete vazhdimsine e vlerave paraardhese.
1.2 Dija filozofike fillon me shtrimin e problemit dhe vazhdon me analizen, argumentimin,debatin dhe ne fund me ndertimin e konceptit te ri.
FILOZOFIA ËSHTË ARTI I TË MENDUARIT TË THELLUAR DHE I REFLEKSIONIT.
Filozofia kur flet per dije e sheh dijen si njohje ne shkallen me te larte, njohje qe ka ne thelb procesin e studimit sistematik.
1.3 A ka lidhje filozofia me shkencat?
Ne fillim filozofia shtronte pyetje te cilat me vone u bene objek I shkencave te vecanta. Pra, ne krye, filozofia ishte nje dije e pergjithshme mbi boten. Kur shkencat u shkeputen prej saj dhe linden te mevetesuara, filozofia e ruajti serish objektin e saj te veçante, arritjen e dijes, te se vertetes.
Ne dallim nga shkencat, perkufizimi i filozofise nuk eshte i thjeshte. Filozofet duhet te jepnin pergjigjet e duhura per pyetjet e shtruara para tyre si per shembull: ekzistencen, dijen, te verteten, lumturine, te bukuren, moralin, ligjin etj. Te dyja linden nga I njejti impuls I quajtur “dashuri per dijen” ushqyer nga bindja e thelle se kerkimi I se vertetes ndihmon ne kerkimin e lumturise.
Filozofia vazhdon te jete ne perpjekje qe zhvillohen larg cdo lloj laboratory dhe perpiqet te shqyrtoje te gjitha aspektet e mundshme te jetes njerezore fale forces se arsyetimit dhe pasurise se gjuhes, qe mund te thote shume me teper sesa mendojme.
Ndaj thuhet se filozofia u hap shkencave horizonte te reja.
A ka lidhje filozofia me fene?
Filozofia ka lidhje komplekse edhe me fene perderisa shtron shume pyetje qe lidhen edhe me objektin e fese, dhe të dyja përpiqen të japin përgjigje për pyetje themelore mbi ekzistencën, moralin, dhe kuptimin e jetës. Ja disa nga pikat kryesore të lidhjes së tyre:
Në thelb, filozofia dhe feja ndajnë shumë tema të përbashkëta, por ndryshojnë në metodat dhe burimet e njohurive që përdorin.
A lidhje lidhje filozofia me artin dhe letersine?
Po, filozofia ka një lidhje shumë të ngushtë me artin dhe letërsinë. Të tria janë mënyra të ndryshme të eksplorimit dhe të shprehjes së ideve, ndjenjave dhe kuptimit të jetës. Ja disa pika kryesore që i lidhin ato:
jetës dhe moralin, ndërsa arti dhe letërsia shpesh eksplorojnë këto tema përmes imazheve, tregimeve dhe ndjenjave.
Në thelb, filozofia, arti dhe letërsia janë të ndërlidhura, sepse të tria përpiqen të kuptojnë dhe të interpretojnë botën në mënyra të ndryshme.
“MUZIKA, I JEP SHPIRT UNIVERSIT, KRAHE MENDJES, FLUTURIM IMAGJINATES, DHE JETE GJITHÇKAJE.”
PLATONI