Perse na sherben filozofia?
Filozofia na shërben për të kuptuar veten, botën dhe marrëdhëniet tona me të tjerët. Ajo është një mjet për të kërkuar të vërtetën, për të ndriçuar mendjen dhe për të jetuar një jetë më të urtë e të drejtë. një jetë më të kuptimshme dhe të mirëorganizuar.
“Njeri, njih vetveten”
Filozofia na meson prologun e njohjes, si procesi qe na con drejt te vertetave.
Kjo keshille e Sokratit eshte e gdhendur ne tempullin e Delfit ne Greqi. Per Sokratin dhe me vone per Platonin, procesi i njohjes niste nga vetja dhe ishte procesi i gjithe jetes. Fale kesaj pune jemi ne gjendje te njohim te verteten.
Nëpërmjet filozofisë:
“Di vetem nje gje qe nuk di asgje”
Ajo na ndihma në vendimmarrje permes kritereve të qarta etike dhe logjike për të marrë vendime të drejta. Për shembull, filozofia morale, na ndihmon të dallojmë të mirën nga e keqja.
Ajo na orjenton drejt vlerave dhe lirise per te qene pjese e nje shoqerie dhe nje tradite qe vete e kemi krijuar, te lire per te zgjedhur rrugem qe duam dhe jo ate qe te tjeret mendojne per ne, te afte per t’i dhene nje kuptim teresor botes ne te cilen bejme pjese. Ajo na meson te shpjegojme jo vetem origjinen dhe ndertimin e botes por edhe si do te deshironim te ishte ajo.
Zhvillojme mendimin kritik – Aftësia për të analizuar, dyshuar dhe arsyetuar në mënyrë logjike është e domosdoshme për të shmangur manipulimet dhe paragjykimet.
Te gjithe mendojne se dine te mendojne dhe eshte shume e veshtire te pranojne se mund te mesohet te mendosh drejt. Sot, ashtu si edhe 2500 vjet me pare, te mesosh te filozofosh do te thote te dialogosh per te vene ne prove ate qe besojme se dime, duke pranuar keshilla nga ata qe mund te na drejtojne.
Ndergjegja perfaqeson nivelin e pare te njohjes perpara cfaredolloj mendimi te shprehur.
Ndergjegja eshte ajo qe na ndihmon te njohim. Ajo nenkupton reflektimin mbi qasjen ndaj botes.
Kur ndonjehere na pyesin “A je I ndergjegjshem per kete qe po ben?”, ne te vertete po na pyesin nese dime se cfare jemi duke bere dhe nese kemi menduar per pasojat e veprimeve tona. Te jesh I ndergjegjshem eshte njesoj sit e dishe dicka. Pra ndergjegjia eshte ajo qe na ndihmon te njohim.
Filozofia politike ndihmon në ndërtimin e sistemeve të drejtësisë dhe qeverisjes së mirë.
Pra, filozofia nuk është vetëm një teori abstrakte, por një udhërrëfyes për një jetë më të mençur, më të virtytshme dhe më të mbushur me kuptim.
Te mendosh si filozof do te thote:
1. Te vesh gjithçka ne diskutim, “Besoi atij qe e kerkon te verteten dhe jo atij qe thite se e ka gjetur ate”.
Filozofia na ben te shohim me sy kritik gjithçka qe ndodh ne jete. Kjo do te thote qe te mos kritikojme pa shtruar asnje argument. Kjo behet duke e çliruar mendien nga dogmat, paragjykimet, dhe ndikimet e ndryshme.
2. Te mendosh si filozof nuk do te thote t’i japesh te drejte vetem mendimit tend por edhe te kundertes. Kjo kerkon tolerance dhe mirekuptim, jo per edukate por si mënyre e te debatuarit. Te debatosh nuk do te thote te ngesh zerin, te mos lejosh tjetrin te shprehe mendimin e vet, te shash, te perflasesh apo të merresh me individin qe ke perballe. Të debatosh do të thote te gjesh argumenta që nxisin arsyetimim dhe jo sherrin.
3. Te mendosh si filozof do te thote te gjesh ekuilibrin mendor, social e politik. Vetem keshtu ndihesh i lire dhe jo skllav i te tjereve.
4. Dhe së fundi, siç thotë dhe babai i filozofisë, Sokrari, “Dija është nëna e çdo të mire dhe padija është nëna e çdo të keqe”. Dija na edukon së pari e më pas na orjenton drejt të vërtetave shkencore.
“Masa” e Aristotelit është një koncept që lidhet me “Mesataren e Artë”, është një sintezë e të gjithë filozofisë etike ndër shekuj.
Ajo është një ekuilibër praktik i të menduarit dhe të sjellurit bukur.
Pra, të mendosh si filozof do të thotë të mendosh e të sillesh bukur.
Morali, të jetë substanca bazë e mendimit dhe e sjelljes.