PROJEKT LENDOR
LENDA: FILOZOFI
KLASA 11A
TEMA: “FILOZOFIA NE SHERBIM TE JETES”
HYRJE:
Qytetari i përgjegjshëm është qytetari i lirë. Të jesh i lirë do të thotë të mundesh, dhe të dish të zgjedhësh, në mënyrë që rezultati të përkthehet në lumturi personale dhe komunitare. Ndaj, edukimi fi lozofik është në thelb edukim për të kuptuar, gjykuar, kritikuar dhe refl ektuar mbi gjithçka e mbi këdo.
UNESCO e konsideron këtë lloj edukimi, si detyrën e arsimimit global.
Qëllimi i Projektit:
Nëpërmjet këtij projekti, synohet të dëshmohet se filozofia nuk është një disiplinë e shkëputur nga realiteti, por një forcë e rëndësishme që ndikon në të gjitha aspektet e jetës dhe shkencës.
Filozofia është themeli i mendimit njerëzor dhe një udhërrëfyese për mënyrën se si e kuptojmë botën, veten dhe jetën. Ajo nuk është vetëm një sistem teorish abstrakte, por një disiplinë që ndikon drejtpërdrejt në jetën praktike të njeriut.
Ky projekt synon të nxisë një kuptim më të thellë të rendësisë së filozofise dhe si ajo mund të jetë një udhërrëfyes në udhëtimin tonë te jetës, duke na ndihmuar të bejme zgjedhje më të mira dhe të krijojmë marredhënie më të shendosha.
Përmes këtij studimi, synohet:
1. Të tregohet rendesia e filozofise dhe ndikimi i saj në mënyrën se si njerëzit mendojnë, veprojnë dhe marrin vendime në jetën e përditshme.
2. Të identifikohet kontributi i filozofëve të njohur në aspektet e jetës.
3. Të shqyrtohen drejtimet filozofike per të perballuar sfidat dhe dilemat e jetës.
4. Të analizohen lidhjet e ngushta mes filozofisë dhe shkencave natyrore e sociale, duke treguar se si parimet filozofike kanë ndihmuar në zhvillimin e metodave shkencore dhe në formulimin e teorive të reja.
5. Të zhvillohet mendimi kritik dhe reflektimi filozofik në çështje bashkëkohore, duke nxitur vleresimin per të, jo thjesht si një disipline teorike, por si një udhërrëfyese për jetën.
6. Të reflektohet mbi ndikimin e filozofise ne zhvillimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të arsyeshme, duke u mbeshtetur mbi koncepte si etika, drejtësia dhe morali.
STRUKTURIMI I PROJEKTIT
Pjesa I: HISTORIA DHE RENDESIA E FILOZOFISE
Origjina e lindjes se filozofise dhe rendesia e saj ne formimin e mendimit kritik dhe analitik.
Pjesa II: FILOZOFE TE NJOHUR DHE MESIMET E TYRE
Filozofet me te njohur dhe kontributi i tyre ne perpjekiet e arritjes se dijes dhe te vertetave.
Pjesa III: DREJTIMET DHE SHKOLLAT FILOZOFIKE
Perpjekiet e shkollave dhe drejtimeve te mendimit filozofik per ta orientuar njeriun drejt rruges se vertete te njohjes.
Pjesa IV: LIDHJA E FILOZOFISE ME SHKENCAT NATYRORE DHE SHOQERORE
Një nga aspektet më të rëndësishme të filozofisë është lidhja e saj e ngushtë me shkencat, të cilat ndihmojnë në konkretizimin dhe aplikimin e koncepteve filozofike.
Pjesa V: REFLEKTIME DHE KONKLUZIONE
Filozofia si një mjet per përmirësimin e jetës, te marrëdhenjeve sociale dhe kontributit në shoqëri.
Mësueset të cilat kanë kontribuar në projektin tonë ndërlëndor:
BIBLIOGRAFIA

1. Diskutime në Grup
Organizimi i diskutimeve mbi temat filozofike dhe aplikimit të tyre në jetën e përditshme.
2. Ese Reflektimi
Shkrimi i një eseje permes se cilës nxenesi reflekton mbi nje aforizëm filozofik.
3. Prezentimi
Nxenesit prezantojne kontributin e tyre ne realizimin e projektit dhe te produktit te tij.
