Rreth Nesh

PROJEKT LENDOR

LENDA: FILOZOFI

KLASA 11A

TEMA: “FILOZOFIA NE SHERBIM TE JETES”

HYRJE:

Qytetari i përgjegjshëm është qytetari i lirë. Të jesh i lirë do të thotë të mundesh, dhe të dish të zgjedhësh, në mënyrë që rezultati të përkthehet në lumturi personale dhe komunitare. Ndaj, edukimi fi lozofik është në thelb edukim për të kuptuar, gjykuar, kritikuar dhe refl ektuar mbi gjithçka e mbi këdo.

UNESCO e konsideron këtë lloj edukimi, si detyrën e arsimimit global.

Qëllimi i Projektit:

Nëpërmjet këtij projekti, synohet të dëshmohet se filozofia nuk është një disiplinë e shkëputur nga realiteti, por një forcë e rëndësishme që ndikon në të gjitha aspektet e jetës dhe shkencës.

Filozofia është themeli i mendimit njerëzor dhe një udhërrëfyese për mënyrën se si e kuptojmë botën, veten dhe jetën. Ajo nuk është vetëm një sistem teorish abstrakte, por një disiplinë që ndikon drejtpërdrejt në jetën praktike të njeriut.

Ky projekt synon të nxisë një kuptim më të thellë të rendësisë së filozofise dhe si ajo mund të jetë një udhërrëfyes në udhëtimin tonë te jetës, duke na ndihmuar të bejme zgjedhje më të mira dhe të krijojmë marredhënie më të shendosha.

Përmes këtij studimi, synohet:

1. Të  tregohet rendesia e filozofise dhe ndikimi i saj në mënyrën se si njerëzit mendojnë, veprojnë dhe marrin vendime në jetën e përditshme.

2. Të identifikohet kontributi i filozofëve të njohur në aspektet e jetës.

3. Të shqyrtohen drejtimet filozofike per të perballuar sfidat dhe dilemat e jetës.

4. Të analizohen lidhjet e ngushta mes filozofisë dhe shkencave natyrore e sociale, duke treguar se si parimet filozofike kanë ndihmuar në zhvillimin e metodave shkencore dhe në formulimin e teorive të reja.

5. Të zhvillohet mendimi kritik dhe reflektimi filozofik në çështje bashkëkohore, duke nxitur vleresimin per të, jo thjesht si një disipline teorike, por si një udhërrëfyese për jetën.

6. Të reflektohet mbi ndikimin e filozofise ne zhvillimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të arsyeshme, duke u mbeshtetur mbi koncepte si etika, drejtësia dhe morali.

STRUKTURIMI I PROJEKTIT

Pjesa I: HISTORIA DHE RENDESIA E FILOZOFISE

Origjina e lindjes se filozofise dhe rendesia e saj ne formimin e mendimit kritik dhe analitik.

Pjesa II: FILOZOFE TE NJOHUR DHE MESIMET E TYRE

Filozofet me te njohur dhe kontributi i tyre ne perpjekiet e arritjes se dijes dhe te vertetave.

Pjesa III:  DREJTIMET DHE SHKOLLAT FILOZOFIKE

Perpjekiet e shkollave dhe drejtimeve te mendimit filozofik per ta orientuar njeriun drejt rruges se vertete te njohjes.

Pjesa IV: LIDHJA E FILOZOFISE ME SHKENCAT NATYRORE DHE SHOQERORE

Një nga aspektet më të rëndësishme të filozofisë është lidhja e saj e ngushtë me shkencat, të cilat ndihmojnë në konkretizimin dhe aplikimin e koncepteve filozofike.

Pjesa V: REFLEKTIME DHE KONKLUZIONE

Filozofia si një mjet per përmirësimin e jetës, te marrëdhenjeve sociale dhe kontributit në shoqëri.

Mësueset të cilat kanë kontribuar në projektin tonë ndërlëndor:

  • Orjeta Shëngjergji : Lënda Matematikë
  • Entela Dema : Lënda Fizikë
  • Besjana Paftali : Lënda Tik
  • Brixhilda Kasa : Lënda Kimi
  • Aferdita Suçi : Lënda Biologji
  • Jorida Papandile Haznedari : Lënda Letësi
  • Lindita Kumanova : Lënda Gjeografi
  • Dhurata Muca : Lënda Histori
  • Reina Vladi : Lënda Filozofi;Sociologji;Psikologji

BIBLIOGRAFIA

  • Hans George Gadamer “Historia e Filozofise”
  • Edmund Jakoby “Filozofët”
  • James Rachels “Elementet e Filozofise Morale”
  • Fatmira Myteberi “Dritare Filozofike”
  • Platoni “Apologjia e Vertete e Sokratit”
  • Platoni “Republika”
  • Aristoteli “Politika”
  • Aristoteli “Etika Nikomakiane”
  • Seneka “Mëso si te jetosh”
  • Seneka“Dialogje”
  • Mark Aurelio “Meditimet”
  • Shën Agustin “Reflektime”
  • Rene Descartes “Bisedë për Metodën”
  • Immanuel Kant “Kritika e Arsyeve Pure”
  • Volter “Shpirtçiltri”
  • Zhan Pol Sarter “Neveria”
  • Artur Schopenhauer “Keshilla për Jetën”
  • Friedrich Nietzsche “Shndërrimi I Të Gjitha Vlerave”
  • “Kapitali:”Karl Marks.
  • Jostein Gaarder “Bota e Sofies”
  • Hulumtime në faqe internet
  • AKTIVITETET E PROJEKTIT

1. Diskutime në Grup

Organizimi i diskutimeve mbi temat filozofike dhe aplikimit të tyre në jetën e përditshme.

2. Ese Reflektimi

Shkrimi i një eseje permes se cilës nxenesi reflekton mbi nje aforizëm filozofik.

3. Prezentimi

Nxenesit prezantojne kontributin e tyre ne realizimin e projektit dhe te produktit te tij.